Futboll Premier League Sport

Forma fantastike e CHELSEA/ Ja sekretet e Sarrit. Riktheu KEÇAPIN në tavolina dhe…

“Tre muaj” ishte përgjigjja e Mauricio Sarrit kur e pyetën se sa kohë do t’i duhej që Çelsi të luante sipas filozofisë së tij. Ndryshe nga Murinjo, italiani është ambientuar menjëherë në Angli dhe ka blerë një shtëpi, ku jeton së bashku me gruan, Marian, dhe qenin e tyre, Çiro. Nga rikthimi i keçapit në tavolinat e ngrënies te lejimi i futbollistëve për të takuar familjet e tyre në mëngjes.

59-vjeçari është e kundërta e “diktatorit” Antonio Konte, por ish-trajneri i Napolit ka zgjedhur një tjetër mënyrë nga paraardhësi i tij për të qenë i respektuar në “Stamford Bridge”. Njeriu që e ka transformuar stilin e lojës së Çelsit për vetëm tre muaj, jo vetëm ka mrekulluar blutë e Londrës me lojën e tij, kryeson Premier Ligën dhe nuk ka pësuar ende asnjë humbje, por mbi të gjitha ka bindur yje me valixhe në duar si Eden Hazard dhe Uillian që të qëndrojnë në Londër dhe po merr më të mirën prej tyre, veçanërisht nga i pari (ka shënuar 7 gola në 8 javët e para, më shumë se çdokush tjetër).

Related posts

“JEMI NDËSHKUAR SA HERË ËSHTË FUTUR AI”/ Braziliani kthehet në “çështje” tek Partizani, shikoni reagimin e tij (FOTO)

Delo.autor

“JAM NË TOP FORMË”/ Messi: Mezi pres të rinis kampionati, ja çështja “Lautaro”…

Delo.autor

Europa League/ Grizman shënon golin e dytë ndaj Marsielles

Sadik.Autor

Leave a Comment