Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ HYSAJ ishte shumë pranë transferimit te CHELSEA, ja pse nuk ndodhi…

Mario Giuffredi, agjenti i shqiptarit të Napolit Elseid Hysaj, në një prononcim për “Radio Marte”, ka folur rreth klientit të tij dhe kritikat e marra pas disa ndeshjeve zhgënjyese të lojtarit. Përveç kësaj, agjenti i shqiptarit ka zbuluar edhe një detaj në lidhje me merkaton e verës, kur mbrojtësi u kërkua vazhdimisht nga disa klube të mëdha evropiane, Chelsea mbi të gjitha.

” Ata që kritikojnë Hysajn, janë njerëz që mendojnë se janë perfektë, por ne jemi njerëz të zakonshëm. Në merkaton e verës, ai mund të kalonte te Chelsea, por vetëm klauzola e futbollistit e mbajti te Napoli. Njerëzit harrojnë se Elsi ishte ndër më të mirët në pozicionin e tyre, ndërsa mjaftojnë vetëm 2-3 ndeshje të këqija që të ta cilësojnë si të padobishëm… Unë gjithmonë jam i mendimit se përgjigjen më të mirë e jep fusha “.

Related posts

Arsenal, Hector Bellerin vihet në kërkim të tifozes

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Regi Lushkja: Ndaj Moldes do të provojmë shanset tona

Isa.Autor

MAROTTA VË “PIKAT MBI I”/ Zbulon të ardhmen e Spallettit

F.autor

Leave a Comment