Futboll Shqipëri Sport

Trajneri i Spanjës: Vuajtëm ndaj Shqipërisë, ka lojtarë cilësorë që luajnë në Europë

Pas ndeshjes së zhvilluar në “Selman Stërmasi” midis Shqipëris U21 dhe Spanjës U21 foli dhe trajneri i iberikëve për “RTSH” teksa tha:

Ishte ky rezultati që prisnit?

Kishim ardhur për të fituar dhe ia dolëm. Do më kishte pëlqyer të fitonim me rezultat të thellë. Bëmë një gol që na gëzoi, por skuadra e Shqipërisë na vuri shumë në vështirësi.

Një opinion për Kombëtaren Shqiptare pas dy ndeshjeve të luajtura?

Është një ekip në rritje. Ka një ekip të mirë me lojtarë të mirë që luajnë në Europë. E kishim të vështirë të fitonim sot.

Cilat janë objektivat e Spanjës U21?

Kombëtarja spanjolle është në rritje. Unë e njoh këtë ekip sepse lojtarët janë rritur me njeri-tjetrin. Objektivi do të jetë të ecim sa më shumë në kampionatin europian.

Related posts

Faza me eliminim direkt, përcaktohet çifti i parë çerekfinalist

Sadik.Autor

Liverpooli befason gjigandët europianë, arrin marrëveshje me yllin francez

Q.Autor

BARAZIM NË “OLD TRAFFORD”/ Chelsea mbron vendin e katërt, “Djajtë e Kuq” me një këmbë jashtë

Delo.autor

Leave a Comment