Futboll Shqipëri Sport

E VEÇANTË/ REKORDMEN dhe i talentuar, 16-vjeçari shqiptar ëndërron të bëhet kampion OLIMPIK

Djaloshi Muhamet Ramadani po shkëlqen në sportin e hedhjes së gjykes. 16-vjeçari ka thyer rekordin e hedhjes së gjyles për Kosovën në Lojërat Olimpike për të rinj që po mbahet në Buenos Aires të Argjentinës.

Ai ka përmirësuar rezultatin nga 18.32 m në 18.53 m. Nga 15 konkurentë që morën pjesë, ai kapi vendin e nëntë, por nëse vazhdon me rezultatet pozitive ai mund ta arrijë dhe vendin e pestë, një rezultat shumë i mirë për Kosovën dhe djaloshin.

Ramadani përgatitet për fazën e dytë të garës të hënën e ardhshme. Nëse ai përmirëson rezultatet në vijim, në një të ardhme të afërt 16-vjeçari mund të vjelë arritjet e para serioze në karrierë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Sërish dy raste me Covid-19 në Olimpiadë, pozitivë pasi mbërrijnë në Tokio

Delo.autor

Gjermani-Brazil, trajneri Tite e pranon: Humbja 7-1 na përndjek si fantazmë…

Sadik.Autor

17 PERSONA NË PRANGA PËR KRIM TË ORGANIZUAR/ Arrestohet ish-lideri i ultrasve të Partizanit të Beogradit në stadium (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment