Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ REALI mendon për “gangrenën”, madrilenët përgatiten për “pazar” në JANAR

Real Madridit nuk i mjafton mungesa e një ylli si Cristiano Ronaldo. Edhe pse kanë në përbërje një formacion me lojtarë të jashtëzakonshëm, madrilenët çalojnë shumë në prapavijëm ku shfaqen të pasigurtë dhe të pavendosur përballë presionit të kundërshtarëve.

Qendra e mbrojtjes nuk është e aftë të mbajë të gjithë peshën e lojës së kampionëve të Europës në fuqi. Për këtë arsye, tekniku Julen Lopetegui pritet të listojë një numër kandidatësh për të zgjidhur problemet në repartin e prapavijës. Prioritet kryesor mbetet qendërmbrojtësi i PSG-së Marquinhos, për të cilin pronarët e klubit nga Katari nuk do ta lëshojnë për një shifër të vogël.

Nëse nuk arrihet braziliani, madrilenët janë të gatshëm të ulin pretendimet duke prenotur futbollistin e Espanyolit, Mario Hermoso dhe mbrojtësi i Corinthiasot Leo Santos.

Por, për një klub me reputacionin e Realit, fanelën e bardhë duhet ta meritojë një futbollist me eksperiencë dhe i njohur.

Related posts

E pranon Spalletti: Jemi në një moment shumë të ndjeshëm

Q.Autor

MotoGP/ Zarco dhe ëndrra që iu kthye në makth, flet piloti

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ Milinkovic-Savic do të luaj te kjo SUPER skuadër sezonin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment