Futboll La Liga Sport

GOLI I VITIT/ SPEKTAKËL mes Viniciusit dhe Rodrygos, SHKATËRROHET PORTA (VIDEO)

Tifozët e Real Madridit ishin shumë të kënaqur me kombinimin mes dy lojtarëve të rinj, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes gjatë një seance stërvitore me ekipin U-20 të Kombëtares së Brazilit. Viniciusi u transferua në Real Madrid nga Flamengo gjatë afatit kalimtar të verës për 45 milionë euro. Deri më tani, ai është stërvitur me ekipin e parë, megjithatë shumicën e paraqitjeve i ka bërë me Real Madrid Castillas.

Ndërsa, për sulmuesin 17-vjeçar të Santosit, Real Madridi ka arritur marrëveshje me klubin e tij për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme. Më 1 korrik të vitit të ardhshëm, Rodrygo do t’i bashkohet skuadrës madrilene për 46 milionë euro.

Viniciusi arriti t’ia pasojë topin pa e shikuar fare Rodrygos, të cilin përveç që e ka bashkëkombës, do ta ketë së shpejti edhe bashkëlojtar në Real Madrid. Edhe Rodrygo arriti ta shënojë një gol po aq të mrekullueshëm sa ishte edhe pasimi.

Related posts

TRAJNERI PYETET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Conte e thotë troç: Nuk do ta drejtoj këtë klub italian

Delo.autor

“TËRBOHET” INTER NË MERKATO/ Marotta kërkon të “rrëmbejë” yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

SKANDALI NË BRAZIL/ Sherr masiv në fund të ndeshjes, arrestohen 3 lojtarë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment