Futboll Shqipëri Sport

“Rrëzoi” TIRANËN nga Superiorja/ Arbitri i njohur italian vendos drejtësi ndaj Izraelit

Shqipëria do të luajë nesër sfidën e tretë në grup për Ligën e Kombeve, atë ndaj Izraelit në transfertë, ndërkohë që UEFA ka bërë të ditur edhe arbitrat që do vendosin drejtësi në këtë sfidë.

Trupa e gjykimit është italiane, dhe kryesor do të jetë një “bilbil” i njohur në Seria A, por edhe në Europë, Paolo Maxoleni. Asistentët e tij do të jenë Fabiano Preti dhe Mateo Paseri, ndërkohë që pas portave do të jetë Davide Maa dhe Piero Xhakomeli. Arbitër i katërt, Xhorxho Pereti.

Maxoleni është i njohur në ambientin shqiptar, për “finalen” e arbitruar në 2017, mes Vllaznisë dhe Tiranës në “Loro Boriçi”, ku pas barazimit 0-0, Tirana ra nga Kategoria Superiore. Më parë ai ka arbitruar Shqipërinë edhe në humbjen me Ukrainën në miqësore, me shifrat 1-3.

Related posts

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/Trajneri Lerda i shqetësuar: Duhet të përmirësohet në aspektin taktik, por…

Delo.autor

Provokimi i De Laurentiis: Të ulë rrogën dhe të më telefonojë

Sadik.Autor

SHKËLQEU NË COPA AMERICA/ Barcelona shfaq interes për yllin argjentinas të Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment