Futboll Sport

FLET TRAJNERI I CHELSEAS/ Sarri: Ja kush janë tre futbollistët më të mirë italianë

Maurizio Sarri është një nga ata trajnerët e Ligës Premier që e njeh futbollin italian shumë mirë.

Italiani iu bashkua Chelseat gjatë verës nga Napoli dhe në këtë fillim sezoni në kampionatin elitar anglez ka befasuar me paraqitjet e mira.

Por, në një intervistë nga Footballi Italia, Sarri është pyetur se kush janë futbollistët italian më të mirë të momentit.

“Insigne është aktualisht futbollisti më i mirë Italian. Pas Insignes do të vendosi Bernardseschin, i cili është në rrugë për t’u bërë shumë shpejt lojtar i klasit botëror”.

“Në vendin e tretë do të vendosi Federico Chiesan, ai është një talent i pastër. Ai ka aftësitë e dikujt që ka lindur për të pasur sukses”, ka thënë Sarri.

Aktualisht Chelsea në Ligën Premier ka 20 pikë, aq sa Liverpooli dhe Manchester City.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës londineze është kundër Manchester Unitedit.

Related posts

Sergio Ramos e thotë TROÇ: Ja kush e pati fajin për humbjen e djeshme

F.autor

EKSKLUZIVE/ Ansi Nika: Objektivi ynë janë “Kupat e Europës”. Ja kush e FITON Superligën

Isa.Autor

Tare: De Vrij do të largohet nga Lazio

Q.Autor

Leave a Comment