Futboll La Liga Sport

Kritikoi ASHPËR MESSIN/ Vjen kundërpërgjigjja: MARADONA është një INJORANT

Momenti pozitiv që po kalon Dorados de Sinaloa në kampionat, mesa duket e ka bërë Diego Maradona-n shumë euforik. Pas deklaratës që bëri më herët në mbrojtje të Lionel Messit, ku i kërkonte të mos kthehej në kombëtare sepse ata nuk e meritonin, jo më larg se dje 57- vjeçari ka bërë një tjetër deklaratë, sipas së cilit ylli argjentinas nuk është një lider.

“Për mua është e vështirë të flas, por e shoh të padobishme përpjekjen që të bëjmë udhëheqës një njeri, që shkon në tualet (banjo) 20 herë para një loje. Messi është Messi në Barcelonë dhe Messi është Messi duke luajtur me Argjentinën. Nëse do të isha unë trajner i Argjentinës, nuk do ta llogarisja më Messin, por kurrë mos thuaj kurrë”, tha më herët “Dora e Zotit”.

Lidhur me një prononcim të tillë, kushëriri i 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Emmanuel “Maxi” Biancucchi, i cili është gjithashtu një futbollist, (me një karrierë jo shumë të suksesshme) ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” duke i dalë në mbrojtje familjarit të tij.

“Të diskreditosh Messin është injorancë. Është e trishtueshme të shohësh një njeri që mendon se është lider të flasë për atë që është lojtari ynë më i mirë dhe që do të vazhdojë të jetë i tillë për një kohë shumë të gjatë. Nëse e doni ekipin aq sa thoni, duhet të jeni të bashkuar drejt një qëllimi të përbashkët: rindërtimi i kombëtares”, shkruan Biancucchi.

Related posts

Danilo Alves: I lumtur për fitoren, por ka edhe 90 minuta të tjera

Sadik.Autor

KUSHTON 20 MILIONË EURO/ Inter vendos të blejë përfundimisht mesfushorin, ja detajet e kontratës

Delo.autor

ISMAJLI E BËN SEFTE NË SERIE A/ Mbrojtësi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës ndaj Bologna-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment