Boks Sport

DUEL TITANËSH/ Fedor triumfon në betejën e legjendave ndaj Sonnen (VIDEO)

Fedor “The Last Emperor” Emelianenko do të luftojë në finale për titullin kampion më 2019. Fedor ka mposhtur Chael Sonnen me një nokaut teknik në minutën 4:46 të raundit të parë në orët e para të mëngjesit gjatë evenimentit kryesor të Bellator 208 në Nassau Coliseum të New York-ut.

Fedor qëlloi në shenjë që në sekondat e para të ndeshjes, gjithsesi Sonnen reagon dhe arrin ta shtrijë në tokë dy herë rusin gjigant i cili nuk kishte shumë probleme të dilte nga pozicionet e rrezikshme.

Fedor tani do të ndeshet me Ryan Bader në finalen e turneut më 26 janar të vitit tjetër. “Çdo gjë më dhembte,” shprehet Sonnen pas ndeshjes. “Ai ishte shumë i shpejtë dhe shumë i fuqishëm.”

Sonnen pritet të rikthehet në peshën “light-heavyweight” pas kësaj sfide.

 

Related posts

GUARDIOLA MERR LAJMIN E MIRË/ Ja ylli që rikthehet në stërvitje në prag të sfidës Champions

Delo.autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Ja shifra e majme që humbet Juventus në rast se nuk kualifikohet në Champions…

Delo.autor

“TAPË DHE LAKURIQ NË RRUGË/ Klubi anglez merr vendim për talentin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment