Futboll Sport

VEPRIMI I TURPSHËM/ Talenti i PSV-së PËSHTYN rivalin gjerman, Holanda merr vendim DRASTIK

Mbrojtësi i Holandës U20, Jordan Teze, është përjashtuar pa afat nga futbolli ndërkombëtar me urdhër të Federatës Holandeze të Futbollit, pasi pështyu futbollistin e kombëtares gjermane Salih Ozcan, gjatë një ndeshjeje të luajtur të premten e shkuar, mbyllur në barazim 1-1.

Ngjarja e shëmtuar ka kthyer në kujtesë një episod identik nga Kupa e Botës 1990, kur Frank Rijkard pështyu gjermanin Rudi Voller.

Mbrojtësi 19-vjeçar, i cili aktivizohet me PSV Eindhoven dhe ka debutuar edhe në Eredivisie, u kap nga kamerat duke pështyrë dhe reagimi i federatës ishte i ashpër: “Është veprimi më i shëmtuar i mundshëm që mund të bësh ndaj një kundërshtari, nuk mund ta tolerojmë në asnjë mënyrë”.

Teze, i cili ka luajtur 3 ndeshje për Holandën U20, ka kërkuar falje për veprimin e shëmtuar: “Gabova dhe federata me të drejtë më pezulloi. Kërkoj falje dhe pranoj pasojat, nuk ka për të ndodhur më. Shpresoj të luaj sërish për Holandën, që të tregoj që kam nxjerrë mësime nga ky gabim idiot”.

Related posts

“VETËM BAYERN MË MIRË SE BARCELONA”/ Xavi: “El Clasico” në Superkupë? Dua kokën e Realit

Delo.autor

Spartaku i Moskës bën sërish pazar te Milani, Kalinic drejt Rusisë

Sadik.Autor

“Armiku” i thur elozhe HYSAJT: Është titullar i padiskutueshëm te Napoli i Ancelottit

Isa.Autor

Leave a Comment