Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ IBRA sërish KUQEZI? Raiola jep PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE 

Rikthimi i Zlatan Ibrahimoviç te Milani është vetëm një hipotezë e mediave. Është vetë agjenti i sulmuesit, Mino Raiola i cili e ka hedhur poshtë këtë konkluzion, duke theksuar se mes tij dhe kuqezinjve ka pasur kontakte por që nuk kanë të bëjnë fare për suedezin.

“Ne kurrë nuk u ulëm për një sekondë për të folur për Ibrën në Milano. Ne jemi duke bërë shumë takime me klube të ndryshme, por asgjë me Milanin.,”-tha agjenti për “Oraicon.it”.

Gjatë ditëve të fundit sulmuesi i LA Galaxy u përfol shumë për një rikthim te Milani, një fakt që i pëlqej shumë drejtuesve kuqezi, por duket se e vërteta është komplet ndryshe. Ibrakadabra luajti për Milanin nga viti 2010 deri në 2012, ku regjistroi rreth 61 paraqitje dhe shënoi 42 gola.

Related posts

KAOSI TEK MAN UNITED/ POGBA: Nuk po e kuptojmë ç’po ndodh, jemi në një gjëndje…

Isa.Autor

PROBLEME PËR TRAJNERIN PIOLI/ Ylli i Milan largohet nga qendra stërvitore me paterica

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT ËSHTË LARG INTERIT/ Real Madridi ka nisur bisedimet me Icardin, ja ofertat e para

Delo.autor

Leave a Comment