Futboll Premier League Sport

TRAJNERI I BELGJIKËS ELOZHE HAZARDIT/ Martinez: Mund të jetë lider i cdo ekipi

Trajneri i Belgjikë-s, Roberto Martinez, foli për “Cadena Sport” rreth të ardhmes së yllit të Chelsea, Eden Hazard: “Hazard mund të jetë lider i çdo ekipi dhe niveli i tij është shumë i vështirë të arrihet nga cilido lojtar në botë”, tha ish-trajneri i Everton.

Verën e kaluar është folur për një kalim të Hazard te Real Madrid, por çmimi që “Blutë” kërkonin ishte rreth 200 milionë euro. Sipas raportimeve të shumta në Angli dhe Spanjë, madrilenët nuk kanë hequr akoma dorë nga ylli belg, i cili konsiderohet si pasuesi i Cristiano Ronaldo-s.

“Chelsea dëshiron të fitojë tituj, jo të shesë lojtarë. Do të jetë e vështirë që ata ta shesin Hazard në një të ardhme të afërt.”

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Laçi-Bylis. Rezultati 2-1

Delo.autor

MILANI PA EUROPË/ Vjen lamtumira e parë, Donnarumma drejt SUPER klubit madrilen

Isa.Autor

E BUJSHME NGA TURQIA/ Milan arrin akordin me mesfushorin dhe pritet ta zyrtarizojnë pas…

Delo.autor

Leave a Comment