Boks Sport

BOKSI SHQIPTAR ZHGËNJEN/ Selaj dhe Qamili nuk kalojnë as raundin e parë

Pas peshëngritjes, atletikës e notit edhe sporti i boksit nuk ka lënë gjurmë në Lojërat Olimpike Rinore “Buenos Aires 2018”, event që po zhvillohet në Argjentinë. Sot ka qenë radha e dy boksierëve të rinj shqiptarë që të ngjiten në ring, Elsidita Selaj dhe Muhamed Qamili, por që të dy janë mundur që në përballjet e para, duke u eliminuar shumë shpejt nga gara.

Boksierja Elsidita Selaj nuk ka mundur të triumfojë ndaj rivales franceze Tallya Brillaux në peshën 75kg. Kjo e fundit fitoi 5-0 ndaj boksieres kuqezi, duke i dominuar të trija raundet dhe të 5 gjyqtarët i dhanë fitoren.

I pafat boksieri Muhamet Qamili, që garoi në peshën 56kg dhe u mund 3-2 nga rivali argjentinasi Mirco Cuello pas 3 raundeve të ekuilibruar. Dy gjyqtarë i dhanë fitoren boksierit shqiptar, ndërsa tri të tjerët atij argjentinas, që fitoi kështu me pikë ndaj boksierit kuqezi, që u eliminua.

Elsidita Selaj me kundershtaren Franceze, ne ndeshjen eliminatore ne kategorine -75kg, humbi me nje rezultat shume te ngushte.

Gepostet von Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) am Sonntag, 14. Oktober 2018

Related posts

Raiola: Donnarumma, mbase përjetësisht te Milan

Sadik.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Atalanta-Milan. Rezultati 2-3

Delo.autor

STATISTIKAT E DY PORTIERËVE TË PREMIER/ Ja krahasimi mes De Geas dhe Karius për golat e pësuar

Delo.autor

Leave a Comment