Basketball Sport

RIKTHEHET NBA/ Lebron James nuk mjafton për Lakers,fitojnë Miami e Philadelphia

Nuk ka nisur mirë aventura e LeBron James te skuadra e Lakers, që u mund 128—119 nga Portland, në ndeshjen e parë që dy ekipet zhvilluan sot në NBA. “King James” realizoi 26 pikë, më i miri në fushë për kalifornianët, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Portland u dallua Lillard me 28 pikë mbështetur edhe nga Stauskas me 24, duke bërë diferencën në fushë.

Fitore në sekondat e fundit korri Miami, që mundi 113-112 Washington jashtë fushe, takim me rivalitet dhe emocione, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. I zakonshmi Wall realizoi 26 pikë për Washington, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Miami u dallua Richardson me 28 pikë.

Fitoren e parë sezonale arriti edhe Philadelphia, që mundi 127-108 Chicago, ndeshje e dominuar nga vendasit, që patën epërsi gjatë gjithë kohës. Embiid me 30 pikë ishte lider në fushë për Philadelphia, ndërsa për Bulls nuk mjaftuan 30 pikët e LaVine për të dalë fitues nga kjo sfidë.

NBA – Ndeshjet e sotme

Philadelphia – Chicago, 127-108

Washington – Miami, 112-113

Portland – Lakers, 128-119

Related posts

Pep Guardiola shumë i saktë në penallti (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Goli i Gripshit dhe penalltia e humbur e Muzakës, korçarët dhurojnë spektakël në të parën (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Leo Messi kërkon largimin nga PSG

F.autor

Leave a Comment