Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ NEYMAR pakt me PSG, ja klauzola për RIKTHIMIN te Barcelona

Dhomat e zhveshjes së Barcelonës i hapin dyert rikthimit të Nejmarit. Në Spanjë janë të sigurt: braziliani vazhdon të vetofrohet për t’u kthyer në “Camp Nou’ dhe drejtuesit e Barçës, fillimisht të ftohtë, kanë nisur ta vlerësojnë hipotezën. Presidenti Bartomeu zbret në fushë në vetën e parë për të pyetur lojtarët. Pikërisht kështu ka ndodhur sipas “Mundo Deportivos”, medias pranë klubit, ku numri 1 i katalanasve, përpara se të marrë vendimin më të bujshëm të karrierës së tij, dëshiron të dijë se nuk do të ketë probleme me yjet e skuadrës, në rast të një rikthimi të brazilianit nga PSG.

Akord me PSG? – Përgjigjja ka qenë unanime: Nejmar do ishte i mirëpritur. Senatorët e skuadrës, Mesi mbi të gjithë, do ta priste krahëhapur edhe prej marrëdhënies personale që ka me sulmuesin, por mbi të gjitha prej talentit të tij. Do të jetë e vështirë t’i rrëmbehet PSG-së, që një vit më parë e bënte blerjen rekord të futbollit me 222 milionë euro.

Por, sipas “Cadena Ser”, Nejmar ka arritur një marrëveshje me presidentin Naser Al-Khelaifi, e cila do t’i lejojë që braktisë Parisin në fund të sezonit për të njëjtën shifër, për të cilën erdhi në Francë në verën e 2017-ës ose për 200 milionë euro nëse do të priste deri në verën e 2020-ës. Por përshtypja në Spanjë është se ylli i Bra zilit dëshiron menjëherë të rikthehet në Barcelonë dhe nuk është gati të presë edhe një sezon e gjysmë në “Parc Des Princes”. Vetëm kështu mund të shpjegohet lojtari që shpërtheu në lot përpara një drejtuesi katalanas, i penduar për vendimin e tij.

Related posts

PAS 8 VJETËSH LUAJNË SËRISH NË TORINO/ Tani Gattuso do Champions si… (VIDEO)

Delo.autor

5 GOLA NË TRE NDESHJE/ “Pistolero” Suarez dhe “viktima” e tij e preferuar… Real Madrid!

Delo.autor

LOJTARËT KTHEHEN NGA KOMBËTARET/ Mbrojtësi i Interit: Nuk kemi probleme me Icardin, por t’i japë fund…

Delo.autor

Leave a Comment