Futboll Seria A Sport

Kampionët e Europës të çmendur për talentin e Serisë A, ofrojnë shumën marramendëse

Massimiliano Allegri e ka quajtur një “katalizator” në zonën kundrshtare, pasi sa herë që prek topin e transformon atë në gol. Kështu e ka përshkruar Krysztof Piatek, sulmuesin polak të Genoa, trajneri i Juventusit, ndaj të cilit do të luajë në ndeshjen e radhës në Serina A. Në këtë sezon, polaku ka realizuar të paktën një gol për çdo ndeshje që është aktikvizuar, në kampionat dhe Kupë. Një statistikë kjo që do ta kishte zili çdo sulmues dhe që ka tërhequr vëmendjen e skuadrave “big” të Europës.

Në Itali admiruesit nuk mungojnë, si Inter, Napoli e vetë Juventus, ndërsa në Spanjë skuadra e Barcelonës ka kohë që ndjek lojtarin. Por sipas të përditshmes “Tuttosport”, orët e fundit ka nisur të interesohet edhe Real Madrid, që ka kërkuar informacione për Piatek të drejtuesit e Genoa. Drejtuesit e saj nuk kanë dëshirë ta lënë lojtarin të largohet shumë mirë, ndaj dhe kërkojnë rreth 40 milionë euro për talentin 23-vjeçar, shifër që mund të rritet edhe më shumë muajt në vijim.

Real Madrid është gait të mbyllë që tani marrëveshjen, duke ofruar këtë shumë të kërkuar nga presidenti i Genoa, Enrico Preziosi, për të mposhtur që në tetor konkurrencën. Ndërkohë që, lojtari do të zbarkonte në “Santiago Bernabeu” verën e ardhshme, duke e lënë që të aktivizohej sa më shumë në Serinë A, ku do të akumulonte eksperiencën e duhur.

Related posts

E RËNDË/ PËRGJAKET festa e tifozëve në Bazel/ Një i ri SHQIPTARË theret me THIKË nga serbët

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ish-lojtari i Barcelonës i jep fund karrierës si futbollist: Do të bëhem ndihmës trajner i kombëtares…

Delo.autor

ANCELOTTI U ZYRTARIZUA TEK REAL MADRID/ Ja telefonata që ndryshoi gjithçka për teknikun italian…

Delo.autor

Leave a Comment