Futboll Seria A Sport

JUVE kërkon arratinë/  NAPOLI dhe ROMA duan të vazhdojnë ecurinë pozitive

Pas perudhës së pauzës për shkak të ndeshjeve të kombwtareve në Ligën e Kombeve, rikthehen emocionet e kampionateve më të rëndësishme europiane. Në Itali, Juventus e ka nisur kampionatin me marshin e 7-të, me skuadrën e Allegrit që duket e pandalshme me 8 fitore në po kaq ndeshje, teksa kundërshtari i rradhës për ta do të jetë Genoa. Një kundërshtar i kalueshëm për forcën që kanë shfaqur bardhezinjtë, por gjithsesi është një rival që duhet bërë kujdes, pavarësisht se bilanci i favorizon, Juventusi shpesh ka fituar me vështirësi ndaj tyre.

Napoli do të kërkojë t’i qëndrojë pranë Juventusit kryesues për të mos u shkëputur ende pa nisur mirë gara. Për skuadrën e Ancelottit pritet një ndeshje e thjeshtë përballë Udineses që njeh plot 3 disfata radhazi. Të kaltërit përpara pauzës shfaqën një forme të shkëlqyer duke fituar ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampioneve dhe Sassuolos në kampionat, ndaj edhe këtë herë ata vinë si favoritë.

Roma ka lënë pas startin zhgënjyes të kampionatit me verdhekuqtë që kanë arritur të korrin 3 fitore njëra pas tjetrës në Seria A dhe ndaj Spal që po vuan mungesën e rezultateve, tre pikët duken thjesht një formalitet.

Related posts

“PO PUNOJ SHUMË DHE…”/ Spinazzola është duke shkruar një libër për “Euro 2020”

Delo.autor

Zoti e ruajt mbretin/ Tifozët e Barcelonës i kanë kushtuar një koreografi speciale yllit të tyre, Leo Messi

Q.Autor

Ramos: Messi i bënte presion gjyqtarit në tunel, por nuk e di nëse ka…

Sadik.Autor

Leave a Comment