Futboll Seria A Sport

BEFASON CR7/ Nuk mund të fitojmë gjithnjë, jemi gati për…

Çdo ndeshje të mëson diçka të re”, shkruan Cristiano Ronaldo në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, duke e marrë me sportivitet barazimin 1-1 që Juventusi arriti në shtëpinë e tij ndaj Genoa, në ndeshjen e vlefshme për Serinë A. Sulmuesi portugez realizoi golin e avantazhit provizor për bardhezinjtë, por që s’mjaftoi për të marrë 3 pikët e radhës dhe pas 10 fitoresh radhazi, mes kampionatit dhe Champions, vjen ndalesa e parë e Juves.

CR7 është i qartë që do të jetë e vështirë të fitosh gjithnjë, ndaj e ka mbyllur kapitullin e ndeshjes me Genoa dhe nis të mendojë për sfidën e radhës, atë ndaj Manchester United në Champions League. Një ndeshje e veçantë për Ronaldo, pasi do të luajë ndaj ish-skuadrës së tij një dekadë më parë. “Tani jemi të përqendruar te ndeshja e radhës”, shprehet portugezi, që do të rikthehet në fushë ne Champions pas pezullimit që mori në ndeshjen ndaj Valencia.

Related posts

MODRIC, CR7 DHE MESSI/ “Top i Artë” krijoi shumë dyshime POR U VLERSUAN më të…

Isa.Autor

Roma vazhdon formën e mirë në Serie A, mund edhe Crotonen

Q.Autor

Pep Guardiola: Raiola më ofroi Pogba në janar

Sadik.Autor

Leave a Comment