Futboll La Liga Sport

“AS” konfirmon: Conte te Real, italiani është prenotuar që pas humbjes në Champions

E përditshmja spanjolle “AS” bën me dije se orët e Julien Lopetegui në stolin e Real Madrid janë të numëruara dhe se vendin e tij do ta zërë Antonio Conte. Ish-trajneri i kombëtares spanjolle nuk ka shumë shanse të qëndrojë në stolin e skuadrës “merengues” dhe humbja 2-1 që kampionët e Europës pësuan në fushën e tyre nga Levante ka zyrtarizuar krizën.

Javën e ardhshme, Real do të luajë “El Clasico” me Barcelonën dhe çfarëdo rezultati që madrilenët të arrijnë, pritet që Lopetegui të largohet. Në mos kjo gjë do të ndodhë që këtë javë edhe pse të martën Real Madrid ka një ndeshje të lehtë në Champions League në fushën e tij me Victoria Plzen.

Por “AS” ka zbuluar se presidenti Florentino Perez ka biseduar me italianin Antonio Conte dhe e ka prenotuar kohë më parë, që kur Reali u mund 1-0 në Moskë nga skuadra e CSKA-së, tri javë më parë në Champions. Ish-trajneri i Juventusit, Chelsea dhe kombëtares “azzurre” është i lirë dhe gati për të nisur një aventurë të re, duke marrë drejtimin e Real.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN ME CR7/ Fernandinho: Ronaldo ka qenë shumë afër Manchester City-t, por në fund…

Delo.autor

TË FTUARIT KANË TURP TA TAKOJNË/ Wanda Nara na i tregon të gjitha, ICARDI e shikon dhe..(FOTO).

Isa.Autor

Luftëtari me mungesa, por Lika do rikthimin te fitorja

Q.Autor

Leave a Comment