Futboll Seria A Sport

GOL DHE AUTOGOL/ Ish-lojtari i INTERIT dhe MILANIT vendos një REKORD unik në Serinë A (VIDEO)

Ndeshja e orësh 12:30 e Serisë A, Frosinone-Empoli, ka dhuruar gola, spektakël dhe një rekord unik. Takimi është mbyllur në barazim 3-3, me vendasit që kanë humbur një rast të mirë për të marrë fitoren e parë në këtë kampionat.

Gjithsesi, kjo ndeshje ka hyrë në histori për shkak të rekordit të vendosur nga Matias Silvestre, mbrojtës i Empolit. Argjentinasi, ish-lojtar i Sampdorias, Inter dhe Milan, ka ndihmuar kundërshtarët të kalojnë në avantazh me një autogol dhe më pas ka shënuar golin e avantazhit të përkohshëm për ekipin e tij.

Nuk është hera e parë që i ndodh, duke parë se sezonin e kaluar, kur ishte në radhët e Sampdorias, ka qenë autor i një autogoli dhe një goli në të njëjtën ndeshje, por kundër Undineses. Bëhet fjalë për një rekord të vërtetë, duke parë se asnjë lojtar aktual i Serisë A nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë.

Related posts

RENDITJA E SUPERIORES/ 3 pikë ndajnë pesë ekipe për mbijetesën, situata dhe Final Four

F.autor

MIKE TYSON RIKTHEHET NË RING NË MOSHËN 54-VJEÇARE/ Barazim mes legjendave kundër Jones Jr (VIDEO)

Delo.autor

JA SI FITOI MILANI MBRËMË/ Piatek në fushë e Claudia jashtë saj

Delo.autor

Leave a Comment