Futboll Seria A Sport

Italia zgjedh KREUN e futbollit/ Gravina triumfon: Do të ndryshojmë sistemin!

Futbolli italian ka vendosur. Gabriele Gravina merr vendin e Roberto Fabbricini-t – punoi disa kohë si komisioner dhe jo në rolin e kreut – duke u zgjedhur me 97,20% të votave numri “1” i Federatës (FIGC).

Asambleja Zgjedhore e Federatës Italiane të Futbollit është mbajtur në Romë teksa kandidati i vetëm në garë ka qenë pikërisht kreu i Lega Pro (liga profesioniste, ose ndryshe, mbarëvajtja e kategorisë së tretë).

Në votimin e parë, ai i orës 11:00, Gravina mori 75% të votuesve të përfaqësuar nga Lega Pro, Shoqata e Trajnerëve, Shoqata e Futbollistëve dhe ajo e Arbitrave. Të pranishëm edhe disa nga krerët e klubeve, si Marotta i Juventusit, Claudio Lotito i Lazio-s apo edhe Carlo Taveçhio, ish-president. i pranishëm dhe në kuadër të FIFA-s, Infantino, dhe i deleguar i UEFA-s. Shumë emra “big”, që kanë qenë pro Gravina-s.

Italia nis rindërtimin dhe komenti i parë i Gravinas ka qenë ky: “Falënderoj të gjithë. Kemi shpenzuar shumë energji për këtë konsensus. Me ju dua të ndryshoj drejtimin e futbollit. Duam një rritje maksimale dhe profesionale. Do të përgjigjemi me fakte. Eshtë projekt ambicioz. Besoj te ju, duhet të vazhdojmë përpara”.

Related posts

Merkato, një “ushtri” me futbollistë janë pa kontratë!

Sadik.Autor

“SI AI, ASKUSH TJETËR MË PARË”/ Mourinho “bekon” Zidane

Delo.autor

SKANDALI I RI/ UEFA nuk dënoi INTERIN edhe pse kishte më shumë borxhe se MILANI

Isa.Autor

Leave a Comment