Futboll Seria A Sport

GJYSHE E DEVOTSHME/ Dolores Aveiro argëtohet dhe ledhaton fëmijët e RONALDOS

Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, është në Torino të Italisë, për të kaluar disa ditë me familjen e bashkuar. Katia Aveiro, motra e yllit të Juventusit, filmoi një moment midis gjyshes dhe mbesës, që po i shkrin ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Eva (vajza e vogël e CR7) është më e qeshur se kurrë. Dhe prova për këtë është videoja e tezes, Katia Aveiro. Motra dhe mamaja e yllit të futbollit portugez udhëtuan kohët e fundit për në Torino, me qëllim që ta mbështesin Cristiano Ronaldon në kulmin e akuzave mediatike për përdhunim dhe të shpenzojnë disa kohë pranë familjes së tij.

Që kur zbarkuan në qytetin italian, të dyja kanë ndarë me ndjekësit disa momente të lumtura me të dashurit e tyre. Në video mund të shihni vajzën e vogël të kënaqur me lojrat e gjyshes. Eva qesh mes dashurisë dhe butësisë së gjyshes.

Dolores Aveiro është gjyshe e fëmijëve të Cristiano Ronaldos: Cristianinho, tetë vjeç, Eva dhe Mateo, një vjeç, dhe Alana Martina (fryt i marrëdhënies e lojtarit me Georgina Rodríguez).

Related posts

NË MERKATO NUK KA SIGURI/ Milani dhe Higuain i japin përgjigje “Bluve të Londrës”

Delo.autor

“DUA TË JEM TRAJNERI I REALIT PËRGJITHMONË”/ Flet Zidane: Futbolli harron gjithmonë…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bayern kthehet në finale pas 7 vitesh! Likuidon hirushen e bukur Lyon

Delo.autor

Leave a Comment