Futboll Seria A Sport

NUK SHËNOI/ Ronaldo: Fitore e rëndësishme, çfarë emocionesh në “Old Trafford” (FOTO)

Kampioni portugez i bardhezinjve përshëndet golin e Dybala, që i dha fitoren e çmuar Juventusit në “Old Trafford”, dhe nënvizon emocionet që përjetoi sërish në këtë stadium, ku spikati si yll i vërtetë në fillimet e tij. Përmes Instagramit, CR7 ka nënvizuar: “Një fitore e rëndësishme në një ndeshje shumë emocionale për mua. Ishte një ndeshje e madhe në “Old Trafford”, përsëri”.

Pra, tri pikë dhe emocione të mëdha për Cristiano Ronaldon, pas triumfit të kampionëve të Italisë në fushën e Manchester United. Ai nuk harron të ketë edhe falënderime për ish-tifozët, që e kanë mbështetur fort: “Faleminderit të gjithë tifozëve për pritjen dhe mbështetjen”. Vetë Ronaldo nuk shënoi dot ndaj ish-skuadrës së tij, por ishte iniciatori i golit të Paulo Dybala në ndeshjen e mbrëmshme.

 

Related posts

JUVJA TJETËR “GOL” MILANIT/ Mbrojtësi Kaldara do mungojë gjatë tek “djalli”

Isa.Autor

Ronaldo zbulon arsyen e vërtetë për stilin e famshëm të flokëve në Botërorin e 2002-s

Sadik.Autor

“KA GJITHMONË PRESION NË FUTBOLL”/ Mourinho: Ja cila është taktika ime për të zgjedhur një klub

Delo.autor

Leave a Comment