Futboll Premier League Sport

MYSILMAN I DEVOTSHËM/ OZIL i shkatërruar nga VDEKJA e fansit të vogël të Arsenalit

Mesut Ozili e ka përjetuar keq ndarjen e parakohshme nga jeta të fansit 12 vjeçarit të Arsenalit, Charlie Middleton. Mesfushori gjermano-turk i kishte ndenjur afër fëmijës në këto momente të vështira të tij, ndërsa po kryente kimioterapinë, ndërkohë që ai gjithashtu e kishte ftuar edhe në takimet që “topçinjtë” kishin luajtur në stadiumin “Emirates”.

Djaloshi ishte prekur nga kanceri në tru dhe shtyllën kurrizore. Pasi ai fillimisht arriti ta mposhte sëmundjen, tumori u kthye dhe gjithçka u bë mjaft e vështirë. Ozil shpesh herë e merrte atë që të takonte edhe shokët e skuadrës. Ai postoi në profilin e tij në Instagram, 3 fotografi bashkë me Charlien.

“Një lajm kaq i trishto që të dëgjoj që shoku im dhe fansi i madh i Arsenalit Charlie është ndarë nga jeta pas betejës së tij të gjatë me kancerin. Prehu në paqe! Do të na mungosh shumë të gjithëve”, ishte mesazhi i lojtarit në profilin tij në Instagram.

Related posts

Neymar te Reali, Nike ‘bekon’ transferimin

Q.Autor

Maroku prezantoi kandidaturën për të mikpritur finalet e Botërorit 2026

Q.Autor

NBA/ Vetëm 1 pozitiv nga 20 janari, Gregg Popovich merr vaksinën anti-Covid

Delo.autor

Leave a Comment