Shqipëri

Kukësi rikthehet në Shqipëri, Pacult i jep një ditë pushim

Kukësi është skuadra e parë që rikthehet nga Antalia e Turqisë. Përgatitorja dimërore atje ka përfunduar për kampionët e Shqipërisë, të cilët mendojnë se i “kanë karikuar bateritë” më së miri. Me në krye një trajner të ri, por të njohur, si Peter Pacult, me përforcime pikante, verilindorët do ta vijojnë stërvitjen në kryeqytet, tashmë me fokus kundërshtarin e radhës në kampionat, teksa Superiorja rifillon më 27 janar.

Dje në mbrëmje, në orën 21:20, avioni i linjës Stamboll-Tiranë ka sjellë në Shqipëri ekipin e Kukësit, i cili prej 12 ditësh ndodhej në Antalia për fazën dimërore përgatiore. Sot, verilindorët janë lënë pushim nga stafi teknik, për t’iu rikthyer stërvitjes ditën e enjte. Gjatë qëndrimit në Antalia, Kukësi zhvilloi edhe tri ndeshje miqësore, ku bëri paraqitje mbresëlënëse. Ai barazoi 2-2 me Fenerbahce, si dhe fitoi me të njëjtin rezultat, 2-1, ndaj Bursasporit dhe Kaysersporit.

Related posts

Përgatitjet në Antalia, zbardhet miqësorja e parë e Partizanit

Delo.autor

VENDIMI PËRCAKTUES/ Zbardhen datat e gjyqit, CAS “surprizon” Skënderbeun

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Dy shqiptarët e Arsenalit drejt largimit, ja destinacionet e mundshme

Delo.autor

Leave a Comment