Futboll Sport

RËNDITJA E FIFA PËR MUAJIN TETOR/ Shqipëria humbet tre pozicione

Institucioni më i madh i futbollit në botë, FIFA, ka publikuar renditjen e Kombëtareve për muajin tetor. Si pasojë e barazimit kundër Jordanisë në miqësore dhe humbjes me Izrealin në Ligën e Kombeve, Shqipëria ka zbritur tre pozicione nga muaji i kaluar, duke u renditur të 60-ët me 1372 pikë.

Ndryshe nga kuqezinjtë e drejtuar nga Panucci, Kosova vijon rritjen permanente, pavarësisht se për këtë muaj ka fituar vetëm 1 pozicion. Ekipi i drejtuar nga Shaland renditet i 137 në botë, me 1092 pikë.

Vendi i parë ndërkohë vijon të jetë i pandryshuar. Udhëheq Belgjika me 1733 pikë, ndërsa menjëherë pas saj vjen Franca kampione bote e cila ka 1729 pikë. Në podium edhe Brazili, i cili vijon në të njëjtin pozicion si muaji i kaluar me 1669 pikë.

Related posts

BOMBA E DITËS/ DYBALA niset drejt REALIT, ja fotoja që po ÇMEND JUVENTUSIN 

Isa.Autor

JUVENTUS BËN NJË TJETËR GODITJE NË MERKATO/ Ancelotti i propozon “Bardhezinjve” operacionin e bujshëm

Delo.autor

NGA COCA COLA TEK BIRRA/ Janë 2 miliardë euro në lojë, UEFA del me komunikatë zyrtare kundër CR7 me shokë

Delo.autor

Leave a Comment