Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Dybala: Asnjë nuk e ka vendin të sigurt te Juventusi, përveç…

Juventus po dominon Serinë A dhe grupin në Champions League. Meritë e Allegrit, por mbi të gjitha e lojtarëve.

Ai që po kalon një moment shumë të mirë forme është Paulo Dybala.

Numri 10 i bardhezinjve, pas një fillimi jo shumë bindës, po kthehet të mahnitë dhe të shënojë gola të rëndësishëm, si ai në “Old Trafford”.

Në një intervistë të dhënë për “Repubblica”, argjentinasi është kthyer të flasë për atë ndeshje dhe për momentin e zëvendësimit, që nuk është pëlqyer shumë nga lojtari.

“Reagimi im? Një futbollist nuk do të dalë kurrë, do që të jetë gjithmonë në fushën e lojës. E kuptoj se nuk është e drejtë dhe duhej ta kisha pranuar zëvendësimin me qetësi, sepse trajneri duhet të bëjë shumë zgjedhje dhe nuk është e lehtë”, ka thënë Dybala.

“Vendi në formacionin titullar varet nga unë. Duhet të tregoj se e meritoj. Duke pasur një lojtar si Cristiano në ekip, i cili e ka vendin të sigurt, lufta për një vend në formacion është bërë më e vështirë”, deklaroi argjentinasi.

Related posts

SHKAKTOI REAGIME TË ASHPRA/ Cuadrado goditi me brryl futbollistin e Romës, merr dënim nga federata (VIDEO)

Delo.autor

KONFERENCA E LAMTUMIRËS SË ALLEGRIT/ Duartrokitje e lot nga ekipi i Juventus, por Ronaldo vetëm… qeshte

Delo.autor

NDESHJE DRAMATIKE PËR REAL MADRIDIN/ Barazon me vështirësi ndaj Levantes

F.autor

Leave a Comment