Futboll Premier League Sport

SKANDALOZE/ Rrëfimi i portierit: E lashë ekipin e Man United për shkak të një FEMRE

Luajti vetëm 4 ndeshje për Manchester United, ku mbërriti me shumë bujë nga Seria A, por u largua duke lënë shumë pak gjurmë. Ky është portieri 49-vjeçar Massimo Taibi, që në vitin 1999 habiti të gjithë kur firmosi për “djajtë e kuq”, asokohe të trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson. Prej 9 vitesh ai nuk luan më, por sot pranon se aventura e tij në “Old Trafford” mbetet një peng.

“Kur isha në Premier League me United, u detyrova të largohesha për shkak të problemeve që kisha me ish-gruan time. Kisha një kontratë 4-vjeçare me Manchester United, por nuk e respektova atë, pasi e lashë skuadrën. Po të kisha mundësi të zgjidhja sërish, sot do të qëndroja edhe i vetëm në Angli. Pas 6 muajsh isha i detyruar të ikja. Ishte një goditje e rëndë për mua”, tha Taibi.

 

Related posts

PAS NDARJES PËR TRADHËTI NGA PAMELA ANDERSON/ Adil Rami dënohet nga klubi i tij, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Dështon në Angli dhe Spanjë, ish-lojtari i Real Madrid rikthehet te PSG

Sadik.Autor

TEUTA NIS FAZËN PËRGATITORE/ Skuadra bregdetare do të vijojë stërvitjet në qytetin e…

Delo.autor

Leave a Comment