Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ BERISHA “heq pluhurat”, portieri KUQEZI kthehet në vendin që i takon

Më në fund Etrit Berisha mund të marrë frymë lirisht te Atalanta. Tekniku i tij Gian Piero Gasperini deklaroi përpara ndeshjes së ardhshme në Seria A me Parmën hodhi në tavolinë idenë për të rikthyer në formacionin bazë portierin e Kombëtares sonë.

Ish-tekniku i Interit ka ndjekur metodën e vënies në provë të të dy portierëve të skuadrës së tij, një ide krejt e pazakontë, duke ditur që çdo ekip e ka një portier titullar të padiskutueshëm.

“Me shumë mundësi do e ndryshojmë portierin ndaj Parmës. Tani është rradha e Berishës, sepse Gollini i ka bërë shumë ndeshje për Atalantën në këtë sezon”, deklaroi tekniku italian.

Berisha nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje si titullar me Atalantën këtë sezon, por tashmë ai i merr sërish dorezat për të dëshmuar se mbetet një portier i zoti.

Related posts

Icardi stërvitet vetëm, do të mungojë edhe këtë javë

Q.Autor

“AI ËSHTË ENDE I RI”/ De Biasi: Po të isha tek Napoli, nuk do e largoja Hysajn

Delo.autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Talenti gjerman tregon klasin me këtë “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment