Sport Të tjera

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ Ndahet papritur nga jeta ish-kampionia e botës

Një lajm i dhimbshëm ka prekur botën e sportit dhe në veçanti të volejbollit. Ish-kampionia italiane e botës Sara Anzanello është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare pasi vuante nga sëmundjet e hepatitit në mëlçi dhe leuçemia.

Anzanello u diagnostikua me kancer në mëlçi në vitin 2013 dhe u tërhoq nga sporti për t’u kuruar dhe rehabilituar plotësisht. Fatkeqësisht në mes të vitit 2017, ajo u diagnostikua me sëmundjen e leuçemisë.

Ajo nuk mundi t’i shpëtonte vdekjes dhe vdiq tragjikisht në një moshë fare të re.

Anzanello ishte njëra prej sportisteve më të dekoruara italiane, pasi kishte fituar me kombëtaren 3 tituj kampion bote në volejboll (2002, 2007 dhe 2011).

Në 2013 u tërhoq përfundimisht nga sporti pasi iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për t’u shëruar nga hepatiti mëlçi.

Related posts

DËMTIMI I HYSAJT/ Napoli del me komunikatë zyrtare: Nuk do jetë gati për Shqipërinë!

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ FIORENTINËS/ Spalletti: Icardi? Shpresoj të kthehet, por ne…

Delo.autor

KALOI NJË KARRIERË TË SUKSESSHME TEK MILAN/ Massimo Ambrosini flet për merkaton: Shpresoj që drejtuesit të kenë bërë…

Delo.autor

Leave a Comment