Futboll Sport

E BUJSHME/ Napoli kërkon të kursejë, Hysaj në dilemë për rinovimin

Elseid Hysaj është në dilemë për të ardhmen e tij te Napoli. Mbrojtësi i kuqezinjve ndihet mirë në klubin napolitan, ku ai ka bërë hapa përpara dhe besimin ia ka shpërblyer ekipit me paraqitjet e tij.

Por ndërsa interesimi nga klubet e tjera është rritur, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kërkesat ekonomike të 24 vjeçarit, që tani kuron më shumë. Gjithashtu duhet thënë se në aspektin sportiv, me ardhjen e Ancelotti-t ai ka humbur pak besimin në ambientin napolitan, pasi luan më pak në krahun ku preferon, e gjithnjë e më shpesh po ulet në stol, siç ndodhi në Ligën e Kampioneve ndaj PSG-së.

Menaxheri i futbollistit, Mario Giufredi, vazhdon të tregohet mjaft këmbëngulës në kërkesat që ka dhe ia ka bërë të qartë Napolit se nëse nuk ia plotëson kërkesat, atëherë klienti i tij do të largohet.

Chelsea e pret krahëhapur, pasi ish trajneri i tij Maurizio Sarri e vlerëson së tepërmi futbollistin. Hysaj kërkon një rrogë prej 3 milionë eurosh nga të kaltrit, ndërkohë që presidenti De Laurentis nuk ka ndër mend të paguajë një shifër të tillë për lojtarin, që nuk po luan më rregullisht.

Oferta e Napolit shkon deri në 2,5 milionë euro në sezon. Kështu, shuma prej 500 mijë eurosh man pezull arritjen e akordit. Një pikë tjetër është edhe klauzola e shitjes e cila shkon në 50 milionë euro. Të tjera takime priten mes palëve, por sipas medieve italiane, akordi është ende larg.

Related posts

Ceremonia e hapjes, Iker Casillas prezanton Kupën e Botës (FOTO)

Sadik.Autor

“NUK DO MË TË QËNDROJË KËTU”/ Vjen “asisti” për Inter-in nga Premier League

Delo.autor

“FALENDEROJ ZOTIN QË JAM KËTU”/ Bomberi Lukaku shpallet më i miri, mposht yllin e City-t dhe atë të Real-it

Delo.autor

Leave a Comment