Futboll Shqipëri Sport

PREKËSE/ Mesfushori i KOSOVËS tregon historinë rrëqethëse: SERBIA na detyroi të…

Bersant Celina është një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses së Kosovës. Mesfushori i Sëansea, ka folur për mediet britanike ku ka deklaruar se është krenar për vendin e tij. Ai ka treguar momentin kur prindërit e tij kanë vendosur të largohen nga Kosova pasi ishin në luftë me Serbinë.

“U linda në qytetin e Kosovës, Prizren, në një periudhë të keqe për vendin tim. Serbia ishte në konflikt me Kosovën dhe shumë persona u vranë. Ishte e tmerrshme. Pastaj, prindërit duhej ta merrnin një vendim, të qëndronin dhe të rrezikonin që të gjithë ne të vriteshim, apo të largoheshin për siguri.

Kështu, shkuam refugjatë në Norvegji dhe aty u rrita unë. Unë kam qenë tepër i ri për ta mbajtur në mend atë kohë, por shumë njerëz ose janë vrarë pa arsyeje ose kanë kaluar nëpër vuajtje të tmerrshme”, është shprehur Bersant Celina.

Related posts

FRIKA NGA LARGIMET/ Ja projekti i Barcelonës me rinovime kontratash dhe klauzolat e KRIPURA

Isa.Autor

NDIQEJ PREJ KOHËSH NGA INTER DHE JUVENTUS/ Chelsea rrëmben talentin premtues…

Delo.autor

VLLAZNIA-SKËNDERBEU/ Jonuz dhe Daja surprizojnë me titullarë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment