Futboll Premier League Sport

SHAQIRI TREGON KLASIN E TIJ/ Liverpool mposht me “poker” Cardiffin (VIDEO)

Liverpool ka dominuar ndeshjen e javës së 10-tëduke marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Cardiff. Të kuqtë kanë treguar edhe njëherë pse konsiderohen favoritë për të ngritur trofeun e Premier League me një tjetër paraqitje nënshtruese në Anfield. Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 10’ falë Mohamed Salah, i cili duket se është rikthyer ai i sezonit të kaluar.

Goli nuk i zbuti ambiciet e Liverpool, teksa lojtarët e Klopp vazhdonin të sulmonin si të çmendur portën kundërshtare për të gjetur golin e sigurisë duke dominuar si asnjëherë më parë në mbajtjen e topit.

Pas gjysmë ore lojë, përqindja ishte 85%-15% në favor të Liverpool. Gjithsesi goli i dytë erdhi vetëm në minutën e 66’ me Sadio Mane. Pas atij momenti vendasit sikur e ulën disi ritmin dhe e pësojnë në minutën e 77’ pas një momenti pakujdesie në zonë. Goli u shënua nga Paterson. Por Liverpool shënoi dy gola të shpejtë me Shaqirin dhe Mane duke siguruar fitoren që i ngjit në vendin e parë të renditjes së Premier League.

Related posts

Gafa amatoreske e portierit të PAOK, shmang goditjen e këndit dhe shkakton penallti (VIDEO)

Isa.Autor

“DRIDHET” INTERI/ Klubi europian deklarata të forta për titullarin e rëndësishëm zikaltër: Do ta marrim me parametra zero

F.autor

Wanda Nara: ICARDI do të bëjë më shumë GOLA se RONALDO, sepse është më…

Isa.Autor

Leave a Comment