Formula 1 Të tjera

Konfirmohen pilotët e sezonit 2018, Ferrari makina më e “plakur”

Piloti rus Sergey Sirotkin ishte enigma e fundit për t’u zgjidhur për sa i përket pilotëve që do të zbresin në pistë gjatë Botërorit 2018 në Formula 1. Tashmë kuadri i 20 pilotëve është i kompletuar, me 10 makinat që do të garojnë për titullin kampion që kanë zgjedhur pilotët. Ajo që bie në sy është se 4 makinat kryesore dhe pretendente për titullin kampion, si Mercedes, Ferrari, Red Bull e McLaren nuk kanë ndryshime në emrat e pilotëve. Ndërsa te makinat e “mesme dhe të vogla” ka më shumë lëvizje, duke afruar pilotë të rinj, që pritet të jenë e ardhmja e këtij sporti.

Pilotet e Williams, Sirotkin dhe Stroll

Statristikat konfirmojnë se makina Ferrari është ajo që ka pilotët më të vjetër në moshë e natyrisht edhe me më shumë përvojë në Formula 1. Mosha mesatare e dy pilotëve të makinës italiane është 34 vjeç dhe të dy se bashku, Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen kanë zhvilluar 469 gara në këtë sport. Mbi 30 vjeç është mosha mesatare edhe e makinave McLaren e Mercedes, ndërsa makina me moshën më ët re mesatare të pilotëve është ajo Williams, me 20,5 vjeç. Botërori 2018 i Formula 1 do të nisë më 25 mars, me garën që zhvillohet në Australi.

Pilotet e Boterorit 2018 ne Formula 1

Related posts

20 FITORE DHE 4 HUMBJE NË UFC/ Kampioni i botës Holloway mesazh sfidantit: Këtu jam unë Zot…

Delo.autor

Tragjedi në sportin kanadez vdesin gjysma e lojtarëve të skuadrës pas aksidentit të tmerrshëm

Sadik.Autor

FORMULA 1/ U akuzua nga Bottas për manovër të gabuar, ja pse i shpëtoi dënimit Leclerc

Delo.autor

Leave a Comment