Europa League

Shorti i Europa League, Tare: Patëm fat, mund të na ecte edhe më keq

I qetë Igli Tare pas njohjes me emrin e kundërshtarit që Lacios do t’i duhet të përballet në 1/16 e Ligës së Europës. Shorti rezervoi për kryeqytetasit rumunët e Steauas së Bukureshtit dhe një kalendar të favorshëm duke qenë se ndeshja e kthimit do të luhet në “Olimpiko” të Romës.

Në një koment për “Sky Sport”, ish-sulmuesi shqiptar ,që aktualisht mbulon rolin e drejtorit sportiv të Lacios, deklaroi: “Sigurisht që Steaua nuk është një rival për t’u nënvlerësuar, por nuk duhet të ankohemi, pasi mund të na shkonte edhe më keq. Ata janë një skuadër me traditë që me siguri dinë të luajnë futboll, megjithatë, të jem i sinqertë, më duhet të pranoj se patëm një dozë të mirë fati”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Chelsea – Slavia Prague, Hazard së bashku me Giroud titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Gatusso: Ludogorets ka më shumë eksperiencë

Q.Autor

Marseille-Leipzig, francezët janë të pakalueshëm në shtëpi

Sadik.Autor

Leave a Comment