Futboll La Liga Sport

“RAMOS NUK MBAN DOT LOTËT”/ Minuta e 83-të, momenti më prekës i “El Clasico”

Barcelona triumfoi bindshëm në Camp Nou duke mundur Real Madrid me rezultatin 5-1 dhe askush nuk kishte dyshime që  katalanasit e meritonin plotësisht ta fitonin këtë përballje.

Një lojë e dominuar nga djemtë e Valverde, edhe pse Messi mungonte; një hat-trick nga Luis Suarez; Philippe Coutinho dhe Arturo Vidal gjetën rrjetën, por një moment shumë i veçantë u rrëmbeu vëmendjen tifozëve…

Në minutën e 83 kamerat u fokusuan te Ramos, i cili duket se nuk po i përmbante lotët, pasi rezultati shkoi në 4-1, moment që do të mbahet mend gjatë në historinë e “El Clasico”. Sergio nuk ka frikë të shprehë emocionet e tij kur “Los Blancos” fitojnë, por as edhe të qajë kur ekipi i tij po mundet.

Një humbje e hidhur për Real Madrid që vjen pas një serie rezultatesh negative të ekipit këtë sezon dhe si për të vulosur gjithçka, fitorja e Barcelonës me rezultatin 5-1, është e vështirë për kapërdihet…

Related posts

KUPA E MBRETIT/ “Katalanasit” mposhtin Leganes me “Manita” dhe sigurojnë çerekfinalen

Delo.autor

BARCELONA-VILLARREAL/ Trajneri Koeman nis me “artilerinë e rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Laçi mposht “Korçarët” dhe siguron 3 pikë të arta

Delo.autor

Leave a Comment