Futboll La Liga Sport

NJË JETË E TËRË ME “KATALANASIT”/ Messi: Ndihem krenar që kam luajtur 750 ndeshje me Barcelonën

Një jetë e tërë me Barçën. Kështu mund të përmblidhen numrat dërrmues të Leo Messit në ekipin katalanas, pasi arriti kuotën e 750 ndeshjeve me ekipin e parë Blaugrana, kundër Huesca. Në La Liga, rekordet e tij janë gjithashtu të rrumbullakëta, jo më pak se 500 ndeshje zyrtare me Barçën; i tejkaluar vetëm nga Xavi Hernández, futbollisti që e ka veshur fanellën në fjalë më shumë here. Konkretisht, 505 ndeshje në La Liga dhe 767 ndeshje në total.

Për disa javë, Messi do ta tejkalojë Xavi dhe do ta mundë rekordin e tij te Barça. Në fillim të shkurtit, duke përjashtuar dëmtimin ose pengesa të tjera, Messi do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e tij të 505-të në La Liga, si lojtar i Barçës, duke barazuar Xavin. “Ndihem krenar që e kam arritur këtë numër ndeshjesh me fanellën e Barçës”, – pranoi ylli argjentinas për “SPORT”.

Nga Rosario në Barcelonë
Është e vështirë të imagjinohej kjo, pak më shumë se 20 vite më parë, kur ai zbarkoi në Barcelonë me babanë. Asokohe ishte ai djali 13-vjeçar, që do të bëhej ikona më e madhe në historinë e klubit Blaugrana. Sapo ka filluar viti 2021 dhe numrat e Messit janë të paarritshëm: 750 ndeshje, nga të cilat 524 fitore, 138 barazime dhe 88 humbje. Ai ka shënuar 644 gola për Barçën.

Messi i shpërndan 500 ndeshjet e kampionatit (La Liga) midis “Camp Nou” (252) dhe jashtë shtëpie (248). Ai ka 369 fitore në total, nga të cilat: 211 në shtëpi dhe 158 jashtë. Po kështu, ka shënuar 451 gola në total: 265 në shtëpi, 186 jashtë.

Të njohurit e vjetër
Rivali, me të cilin është matur më shumë herë, ka emrin e Atlético Madridit: 29 ndeshje, 18 fitore dhe 26 gola; ndjekur nga Real Madridi, Sevilla dhe Valencia (28 ndeshje). Në total, ai është përballur me 40 rivalë në ndeshjet e kampionatit.

Para se të barazohet me Xavi për numrin e ndeshjeve, Messi tashmë është numri një në historinë e Barçës për fitore (369), golat e shënuar (451), startuesin si titullar (445) dhe titujt (10). Lojtari argjentinas bëri debutimin e tij më 16 tetor 2004 në Montjuïc, duke hyrë në vend të Deco, në pjesën e fundit të një derbi (0-1) kundër Espanyol. Asokohe ishte vetëm 17 vjeç.

Në Huesca (ku nuk kishte luajtur kurrë), me 33 vite mbi supe, argjentinasi bëri një hap historik, me 750 ndeshje gjithsej dhe 500 të tilla në kampionat. Messi paraqet një statistikë kurioze me disa nga trajnerët me të cilët ka punuar te Barça, atë të shënimit të më shumë golave ​​sesa ndeshje ka luajtur. Ai e bëri këtë me Pep Guardiola (136 ndeshje dhe 138 gola), Luis Enrique (105-106) dhe Tito Vilanova (32-46).

Related posts

ANALIZA/ Barcelona në situatë KAOTIKE. Problemet (jashtë) që po ndikojnë brenda fushës së blertë

Delo.autor

TËRBOI TIFOZËT ME FANELLËN E DYBALAS/ Futbollisti i Torinos: Bëra një gabim, por ishte një dhuratë për… (FOTO)

Delo.autor

Manchester United, Chelsea e Spurs e duan Kurzawan

Sadik.Autor

Leave a Comment