Futboll Seria A Sport

“Eurosport” FUNDOS HYSAJN/ I vë fajin dhe për golin e pësuar nga Napoli

Duhej të ishte ndeshja e kthesës por takimi i sotëm i mes Napolit dhe Romës është kthyer në një makth për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare luajti 70 minuta për t’u harruar dhe pas zëvendësimit e barazimit 1-1, ka qenë ndër më të kritikuarit edhe në mediat e njohura sportive.

“Eurosport”, nuk ka kursyer kritikat ndaj futbollistit të përfaqësueses shqiptare me komentin për ndeshjen e sotme. Faqja italiane e rrjetit të njohur televiziv e ka rreshtuar mbrojtësin e përfaqësueses si më të dobëtin në fushën e lojës në ndeshjen e sotme sa i përket napolitanëve, duke i vënë notën 5, po aq sa Kolarov në anën tjetër të fushës për romanistët.

“Shpesh e dukshme, sidomos në pjesën e parë, mirëkuptimi ofensiv me Kajehon. Por nuk mungojnë topat e luajtur gabim dhe Xheko e kalon për të dërguar te goli El Sharauin”, shkruante portali i njohur.

Related posts

E BUJSHME/ Marrëveshje mes klubit dhe lojtarit, Lazio i vendos çmimin mesfushorit

Delo.autor

E PABESUESHME/ Klasifikimi në Serie A: Kjo është renditja e 10 skuadrave më të pasura

Isa.Autor

“U HABITA SHUMË NGA…”/ Mbrojtësi “mallkohet” nga macet, tani përjashtohet dhe nga kombëtarja

Delo.autor

Leave a Comment