Futboll Shqipëri Sport

Dikur i shënoi ANGLISË/ SHQIPTARI “mëson” tifozët e tij si të flasin SHQIP (VIDEO)

Karriera e ish-futbollistit të Shqipërisë Besart Berisha në Japoni po mbushet me çaste emocionuese. 33-vjeçari i dha fund karrierës në Australi në verë dhe vendosi të shpërnngulej në Japoni, duke firmosur me skuadrën e Sanfrecce Hiroshimas.

Duket se tifozët e skuadrës së re ndihen shumë të lidhur pas futbollistit. Në takimin e 20 tetorit ndaj Shimizu Pulse në shtëpi, tifozët e Sanfrecces valëvitën flamurin e Kosovës në stadium në respekt ndaj Besart Berishës.

Në Australi, Berisha shënoi rekorde në gola dhe trofe. Prej disa vitesh, ai ishte titullar te Shqipëria, por me krijimin e përfaqësueses së Kosovës dhe marrjen e të drejtës për të konkuruar në kompeticionet ndërkombëtare, Berisha zgjodhi të përfaqësonte Kosovën. Në 2017, ai hoqi dorë nga Kosova duke sulmuar teknikun e kohës Alfred Bunjaki për rezultatet zhgënjyese, por edhe sot kur Kosova ka një tjetër teknik, Berisha nuk është kthyer te Kosova.

Related posts

SERIE A/ Zyrtare, Liga italiane përcakton afatin e fundit të merkatos

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Seria A shtyn ndeshjet e fundjavës si pasojë e koronavirusit

Delo.autor

“KJO ITALI E MADHË MË KA BËRË PËR TË QARË”/ Capello: Shpirtin e këtij grupi e ka krijuar Mancini

Delo.autor

Leave a Comment