Futboll Seria A Sport

“OPERACIONI ALLA POGBA”/ JUVE gati të rrëmbejë “INIESTËN E RI” do kushtoi sa një MAKINË

Juventusi është gati që të rrëmbejë djaloshin e mrekullive të Mançester Sitit, Fill Foden, për vetëm 200 mijë euro, pasi kontrata e 18-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni.

Nëse Siti nuk do të arrijë që të rinovojë me atë që Guardiola e quan pasardhësin e denjë të Andres Iniestës, atëherë kampionët e Italisë janë favoritë për firmën me talentin e akademisë së “qytetarëve”, i cili luan për Sitin që prej moshës 6-vjeçare, por nuk ka arritur të çimentojë prezencën me skuadrën e parë.

Këtë sezon, kampioni i Botës me Anglinë U-17 ka luajtur vetëm 47 minuta në Premier Ligë. Në gjurmët e tij janë edhe gjigantë të tjerë të Europës, Borusia e Dortmundit dhe PSG-ja. Klubi ideal për t’u përmirësuar do ishin pa dyshim gjermanët, të cilët u japin një shans më shumë talenteve dhe shembullin Foden e ka me ish-shokun e skuadrës, Sanço, i cili po shkëlqen me kryesuesit e Bundesligës

 

Related posts

A ishte penallti? Tregojnë Gerrard, Owen e Ferdinand

Sadik.Autor

Pësoi AKSIDENT me makinë/ REAGON për herë të parë Alban Hoxha

Isa.Autor

ËNDËRRONTE SPEKTAKLIN E WWE/ Aubameyang plotëson DËSHIRËN e fëmijërisë

Isa.Autor

Leave a Comment