Futboll Seria A Sport

DEKLARATA E LEGJENDES ARGJENTINASE/ Ju tregoj çfarë dua nga Ancelotti

Emërimi i Carlo Ancelottit si trajner i Napolit ka gëzuar jo pak legjendën e klubit italian, Diego Armando Maradona. Një fakt i tillë është konfirmuar nga djali i “El Pibe d’Oro”, Diego Jr që për Radio Sportiva ka deklaruar:

“Unë e dua, pavarësisht se është në kulmin e kritikave. Shumë njerëz harrojnë se babai im ishte trajner i Argjentinës me përqindjen më të madhe të fitoreve. Ai është i lumtur me ardhjen e Ancelottit dhe ka besim në projektin e ri, por ai, si të gjithë ne, mendon se është koha për të fituar disa tituj. Goli i tij më i bukur për Napolin? Rrjeta kundër Juventusit, pasi ka treguar se ai është një lojtar i fortë dhe i shkëlqyeshëm“.-përfundoi Diego Jr.

Legjenda e të kaltërve feston sot ditëlindjen e tij të 58-të dhe ai është një ikonë e skuadrës së Napolit, pasi e ndihmoi klubin të fitojë dy titujt e vetëm në historinë e Seria A.

Related posts

NGA MEMA TEK GEGA/ Trajnerët dhe largimet e bujshme nga stoli i Superiores gjatë 2019

Delo.autor

E BUJSHME/ Rashica nis negociatat me klubin e Serisë A, pritet të luajë me shqiptarë të tjerë

Delo.autor

Ylli i Real Madridit: Nuk e di çfarë po ndodh me ne

Q.Autor

Leave a Comment