Formula 1 Sport

SUPRIZA NË FORMULA 1/ Piloti polak Robert Kubica drejt Ferrarit

Piloti polak Robert Kubica mund të jetë përforcimi i radhës i Ferrarit, lajm që konfirmohet nga revista “Autosport”, sipas së cilës, 33-vjeçari mund të luajë rolin e pilotit që merret me zhvillimin e makinës. Kubica mund të ketë rolin e pilotit kolaudator, që qëndron në simulator në Maranello, aty ku prodhohet makina italiane.

Duket se Kubica nuk do të qëndrojë tek Williams sezonin tjetër, ku i është ofruar sërish një pozicion si pilot i tretë, ndaj polaku është pranë transferimit te “kokëkuqja”. Polaku pritet të zërë vendin e Daniil Kvyat, që sezonin e ri do të jetë sërish në pistë, këtë herë me makinën Toro Rosso. Piloti i tretë i Ferrarit do të jetë sërish Antonio Giovinazzi.

Sipas “Autosport”, palët kanë nisur kontaktet e para, por për momentin nuk ka asnjë marrëveshje, pasi Kubica pret ende që ndonjë makinë t’i ofrojë një vend si pilot titular, gjë që duket e pamundur. Ka vetëm një shans që Kubica të qëndrojë tek Williams, të garantojë 10 milionë euro sponsorizime, gjë që duket e vështirë.

Related posts

CHAMPIONS/ Gundogan “MAGJIK”, “Qytetarët” realizojnë dy gola të shpejtë ndaj Portos (VIDEO)

Delo.autor

“BOMBERI” I BAYERN NUK NJEH LIMITE/ Gol çdo 37 minuta, ylli Lewandowski përmirëson rekordin e tij

Delo.autor

POLEMIKA DHE PENALLTI NË DERBI/ “Demi” Martinez nuk fal për Interin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment