Futboll Shqipëri Sport

RRËFIMI I DE BIASI-T/ “Shqipëria më e rëndësishmja e jetës time! FSHF ‘dogji’ Italinë, unë refuzova…”

Pas eksperiencës së suksesshme me përfaqësuesen e Shqipërisë dhe dështimin në drejtimin e skuadrës së Alaves në La Liga spanjolle, trajneri Italian, Gianni De Biasi, i intervistuar nga redaksia e “Il Milanista”, ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me kujtimin e tij për kuqezinjtë dhe atë arritje historike, sikurse për garën e humbur për pankinën e Italisë, por edhe për të ardhmen e tij.

Një kujtim të eksperiencës tuaj me përfaqësuesen e Shqipërisë?

“Me siguri ishte një nga eksperiencat më të rëndësishme, ose më e rëndësishmja e jetës time profesionale dhe vërtetë kemi bërë diçka që në fillim askush nuk mundej as ta hipotezonte minimalisht. Të dërgoje atë skuadër në Euro 2016 në Francë. Besoj se ka lindur gjithçka mbi bazë të punës së kryer dhe nga dëshira për të çuditur, si një tipar i këtyre futbollistëve”.

A keni qenë ndonjëherë vërtetë pranë pankinës së përfaqësueses italiane?

“Kur kombëtarja zgjodhi Ventura, unë kam qenë në listën e kandidatëve favoritë deri në momentin e fundit, për të zënë vendin në pankinë. Më pas gjërat shkuan në mënyrë tjetër. Pak për shkak se federata shqiptare nuk dëshironte të më lejonte, por pak edhe për shkak se u zgjodh Ventura. Mbërrita deri te kufiri, por pa e kaluar atë”.

Pas eksperiencave me Shqipërinë dhe Alaves, çfarë do të bëjë De Biasi?

“Po përpiqem të gjej një zgjidhje që të më pëlqejë. Kam refuzuar disa oferta që më kanë mbërritur, mes të cilave kombëtaren e Armenisë. Të tjerat, edhe nga këtu në Itali, dhe nuk po i përmend për arsye respekti”.

Related posts

“SHPRESË” PËR TIRANËN/ “Bardheblutë” mposhtin Kukësin në minutat e fundit

Delo.autor

DALIN ZBULUAR/ Adnan Januzaj në lidhje dashurie me aktoren shqiptare, detajet e fundit e konfirmojnë këtë (FOTO)

Delo.autor

KLUBI NË KRIZË/ Ulje rrogash drastike ose lamtumirë, Laporta merr vendimin drastik për katër senatorët…

Delo.autor

Leave a Comment