Futboll Seria A Sport

PJANIÇ TREGON OBJEKTIVIN/ Juventus sytë drejt trofeut të Champions League

Miralem Pjanic konfirmon se Juventus ka si objektiv kryesor titullin e Champions League, por paralajmëron njerëzit se të fitosh Scudetto-n nuk është e lehtë.

Bardhezinjtë kanë fituar titullin e Serie A për shtatë vite radhazi dhe aktualisht janë përsëri në krye të renditjes me gjashtë pikë avantazh nga Inter dhe Napoli-t.

“Scudetto është një vit punë. Njerëzit mendojnë se është e lehtë dhe menjëherë thonë ‘Patjetër që do ta fitojë Juve’, por ata duhet të kuptojnë se nuk është e lehtë. Duhet shumë punë dhe sakrificë.

“Napoli është i fortë dhe duhet respektuar. E njoh mirë trajnerin e Inter, Luciano Spalletti është shumë i zgjuar. Ata kishin probleme në fillim, por tani po bëjnë shumë mirë dhe kjo u pa edhe ndaj Lazio-s.

“Besoj se këto dy skuadra do të luftojnë për titullin deri në fund. Është një sezon i gjatë, jemi vetëm në fillim dhe do të jetë një betejë e madhe.

“Por kuptohet që Champions League është objektivi ynë kryesor. Ekipi e di potencialin e tij dhe duam të fitojmë gjithçka, sepse kemi një skuadër të madhe dhe kompetitive.”

Related posts

Lajm i gëzuar për tifozët e Arsenali, Ozil dhe Wilshare afër kontratave të reja

Q.Autor

“PRITEJ QË TË VINTE PRESIDENTI NGA KINA…”/ Kërcënon menaxheri i titullarit të Inter-it: Respektoni akordin ose nuk rinovon

Delo.autor

LECCE-MILAN/ Brenda 1 minute shënohen 2 GOLA, ja rezultati (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment