Futboll Seria A Sport

PLAS TEK NAPOLI/ Futbollisti Hysaj po shkatërrohet nga …

Elseid Hysaj ishte një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Napolit të Maurizio Sarrit, me mbrojtësin e kombëtares shqiptare që ishte titullar fiks.

Por ndryshimi në hierarkinë e klubit, ka bërë që Hysaj të humb terren te Napoli dhe rrjedhimisht të dal jashtë planeve të Carlo Ancelotti. Një fakt që është pohuar nën zë edhe nga agjenti i mbrojtësit, Mario Giuffredi. Megjithatë sipas portalit italian “Napoli Page” është Giuffredi që po e shkatërron karrierën e mbrojtësit.

“Agjenti i tij nuk po e bën punën mirë. Ai donte ta çonte Hysajn në Londër gjatë verës.Së shpejti Malcuit do të zhvillohet, ndërsa për Hysajn faji i vetëm është i agjentit të tij, i cili me deklaratat që bënte shkatërroi mjedisin dhe qetësinë e lojtarit”, shkruan media italiane.

Hysaj është kthyer në një alternativë te Napoli i Ancelottit, me teknikun italian që nuk e ka aktivizuar shqiptarin në dy takimet kyçe në Champions, atë ndaj Liverpool e PSG.

Related posts

MAN CITY NGA NJË PLANET TJETËR/ David Silva me gol “alla” Leo MESSI (VIDEO)

Isa.Autor

Sassuolo kërkon “befasinë” ndaj Romës, statistikat favorizojnë skuadrën e Di Francescos

Q.Autor

Neymar te Reali? Trajneri i PSG-së jep këtë përgjigje

Q.Autor

Leave a Comment