Futboll Sport

LISTA E TRAJNERËVE MË TË MIRË TË VITIT/ Kryeson një spanjoll

Revista britanike “Four Four Two” ka zgjedhur pesëdhjetë trajnerët më të mirë në vitin kalendarik 2018, ku natyrisht nuk mungojnë suprizat.

Befasia më e madhe është padyshim emri i Jose Mourinhos, i cili po vuan shumë ecurinë negative të Manchester United. Portugezi poziciohet në mesin e tabelës, pra i 25-ti, shumë larg pritshmërive.

Vendin e parë e mban pa diskutim Pep Guardiola, i cili vazhdon të çmend me futbollin e tij në Ligën Premier.

Në vendin e dytë është Zinedine Zidane që aktualisht është pa skuadër, i ndjekur nga Diego Simeone dhe Massimiliano Allegri i Juventus.  Vetëm vendi i gjashtë për trajnerin kampion bote, Didier Deschamps, ndërsa para tij gjendet tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp.

Related posts

JUVENTUS-CAGLIARI/ Sarri synon të rimarrë kreun e renditjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kaloi makthin e pandemisë, rinis futbolli në vendin aziatik!

Delo.autor

Zidane zbulon “pa dashje” emrin e skuadrës që do të drejtojë në sezonin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment