Futboll Premier League Sport

NË ANGLI E URREJNË TË GJITHË/ Sulmuesi i Palas kërcënohet edhe me vdekje

Sulmuesi i Kristal Palas, Uilfried Zaha ka zbuluar se ka marrë abuzime raciste dhe kërcënime ndaj familjes së tij nga tifozët e Arsenalit, pas barazimit 2-2 kundër “Topçinjve” të Londrës.

Zaha fitoi një penallti në minutat e fundit të takimit, pasi u pengua në zonë nga mesfushori Granit Xhaka. Palas shënoi nga pika e bardhë, për t’i dhënë fund rekordit të Arsenalit prej 11 fitoresh radhazi.

Zaha shkroi në rrjetet sociale: “Për të gjithë njerëzit që e teprojnë me komentet raciste dhe duke dëshiruar vdekjen në familjen time, ju uroj juve dhe familjeve tuaja më të mirën. Jeta ime është ende shumë e mirë, pavarësisht urrejtjes tuaj”, shkroi ai.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Futbollisti më i mirë i Anglisë për 2019, ja emri

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Spektakël dhe emocione, Italia mposht Belgjikën në finalen e vogël

Delo.autor

Allegri “fërkon duart”, Chiellini gati për ndeshjet e Champions ndaj Real

Sadik.Autor

Leave a Comment