Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Prapaskenat e shkarkimit të Lopeteguit, trajneri u tregua bujar me Realin

Lopetegui i ka dhënë lamtumirën Realit të Madridit pas 139 ditësh në krye të tij. Megjithatë, në prapaskenat e zbuluara nga mediat spanjolle, trajneri është treguar mjaft bujar me klubin.

Ai kishte një kontratë që e mbante të lidhur me madrilenët për 3 vite dhe përfitonte 6 milionë euro në sezon. Trajneri nuk i ka kërkuar klubit pagesën e plotë si dëmshpërblim por vetëm 6 muaj të rrogës. Mediat spanjolle insistojnë se ky vendim ka ardhur për mos të dëmtuar më tepër imazhin e rëndë nga kjo eksperiencë e dështuar, pasi Lopetegui pret të rikthehet shumë shpejt në krye të një ekipi tjetër.

Related posts

SFIDA NDAJ ROMËS NË CHAMPIONS/ De Boer: Pika e dobët e Ajax? Besoj se është mungesa e alternativave në…

Delo.autor

“GJITHË FAMILJA IME KUNDËR”/ Rrëfehet mesfushori Basha: Ja pse i dhashë fund me Kombëtaren

Delo.autor

Beppe Marotta: Eleminimi nga Reali nuk do të ndryshoj asgjë tek Juventusi

Sadik.Autor

Leave a Comment