Futboll Sport

NUK DO TA BESONI/ Kupa e BOTËS vjen në BALLKAN, 4 shtete shfaqin ambicien

Blloku i shteteve ballkanike Bullgari, Rumani, Serbi dhe Greqi kanë shfaqur ambicien për të organizuar së bashku Kupën e Botës së 2030. Në një takim në resortin Varna në Bullgari në brigjet e Detit të Zi, kryeministrat e katër vendeve shpallën kandidaturën për të organizuar Kupën e Botës pas 12 vitesh.

Nuk është hapur akoma gara për organizimin e Botërorit të 2030, por deri tani janë shtuar edhe kandidatura të tjera përveç Ballkanit. Vendet e Amerikës Jugore Paraguaji, Argjentina dhe Uruguaji dëshirojnë që Kupa e Botës të zbresë në tokën amerikanojugore pas 100 vitesh, që nga organizimi i kompeticionit të parë në 1930.

Krahas tyre është shtuar edhe Anglia që synon të organizojë në bashkëpunim me Skocinë, Uellsin, Irlandën e Veriut dhe Irlandën kompeticionin më të madh të futbollit.

Related posts

FITOI SUPERKUPËN/ TUCHEL se mban veten, festë e ÇMENDUR në sallën e konferencave (VIDEO)

Isa.Autor

REAL NË VËSHTIRËSI/ Pos pendimit për Ronaldon duhet të pendohet edhe për Hakimin

Isa.Autor

Owen: Kur shkova te Real Madridi, qava pothuajse gjithë rrugën deri në aeroport

Q.Autor

Leave a Comment